Sot z. Hetemi me bashkëpunëtorë, takoi familjarë të viktimave dhe protagonistë të mbledhjes së dëshmive të luftës. U diskutua për Masakrën e Poklekut (17 prill 1999), kur forcat serbe ekzekutuan e pastaj dogjën tre herë trupat e 53 civilëve, nga të cilët 23 ishin fëmijë.
Fadil Muqolli, i cili atë ditë humbi 14 anëtarë të familjes dhe Teuta Elshani, e bija e poetit Ymer Elshani, ndanë kujtimet dhe tregimet për fatin e familjeve të tyre. Pjesë e takimeve ishte edhe koleksionisti Esat Shala, i cili me punë vullnetare ka arritur të sigurojë dëshmi nga periudha e luftës.
IKKL është e përkushtuar në dokumentimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, dhe për ta realizuar këtë, ofron mbështetje të plotë për dëshmitarë, familjarë të viktimave dhe protagonistë që kontribuojnë në këtë drejtim./IKKL