Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, patëm kënaqësinë të presim në vizitë dy zotërinj të nderuar: z. Fadil Muqolli, i cili humbi familjen e tij në masakrën e Poklekut ku u vranë 53 civile, dhe z. Imer Deliu, i cili humbi 23 anëtarë të familjes në masakrën ndaj familjes Deliu.

Ata u njohën nga afër me punën e institutit dhe dorëzuan materiale të rëndësishme që dokumentojnë krimet e luftës në Kosovë. Për ne, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë kur puna e IKKL-së vlerësohet nga familjarët e viktimave dhe nga të mbijetuarit, sepse kjo na jep forcë dhe motivim për të vazhduar misionin tonë. IKKL mbetet i përkushtuar që ngjarjet e luftës të dokumentohen me standardet më të larta etike dhe profesionale, në mënyrë që e drejta historike të triumfojë dhe kujtesa kolektive të ruhet me dinjitet.

Falënderojmë përzemërsisht z. Muqolli dhe z. Deliu për besimin, kurajon dhe mbështetjen e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors