Sot në Skenderaj, Shoqata ‘Pengu i Lirisë’ ka dorëzuar materiale që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Z. Hetemi njoftoi Kryetarin e Shoqatës, z. Metë Thaçi, se IKKL mbetet e përkushtuar në realizimin e misionit të saj, duke bashkëpunuar me institucione, organizata dhe individë nga mbarë Kosova, për të ndriçuar të vërtetën historike.