Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), ekipi i IKKL-së u prit nga Kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, dhe akademik Arsim Bajrami.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe ASHAK-ut, me theks të veçantë në hulumtimin dhe trajtimin shkencor të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky partneritet synon të krijojë platformë të përbashkët për shkëmbimin e literaturës, arkivave si dhe përfshirjen e ekspertizës akademike multidisiplinare për dokumentimin e krimeve të luftës.

IKKL mbetet e përkushtuar për forcimin e kapaciteteve kërkimore përmes bashkëpunimeve ndërinstitucionale, që kontribuojnë në avancimin e drejtësisë tranzicionale, ruajtjen e kujtesës institucionale dhe zhvillimin e studimeve të mirëfillta mbi periudhën e luftës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors