Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot kujtojmë Masakrën e Poklekut, një prej plagëve më të dhimbshme të luftës në Kosovë

Sot kujtojmë Masakrën e Poklekut, një prej plagëve më të dhimbshme të luftës në Kosovë. Më 17 prill 1999, në këtë fshat të Drenicës, u vranë 53 civilë shqiptarë, mes tyre 34 gra dhe 24 fëmijë e të rinj, nën moshën 18-vjeçare. Ishin familje të pafajshme, jetë të ndërprera brutalisht.

Gjatë vizitës së ekipit të IKKL-së në shtëpinë e familjes Muqolli, tashmë muze, na priti z. Fadil Muqolli, i cili me dinjitet dhe përkushtim ruan kujtimin e më të dashurve të tij dhe ua ndan këtë histori vizitorëve. Ajo çfarë Baca Fadil bën, nuk është vetëm kujtesë – është akt i madh njerëzor dhe shërbim ndaj së vërtetës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors