Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sot, IKKL pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion nga Ukraina

Sot, IKKL pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion nga Ukraina, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertë të dokumentimit të krimeve të luftës në Ukrainë.

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, prezantoi metodologjinë e punës së Institutit në dokumentimin e krimeve të luftës, përdorimin e terminologjisë së standardizuar dhe ndërtimin e bazave të të dhënave të verifikuara, si dhe përvojën e Kosovës në ballafaqimin me të kaluarën.

Pjesëtarët e delegacionit ukrahinas theksuan se do të përdorin metodologjinë e IKKL-së, si model për qasjen e tyre në dokumentimin e mirëfilltë të krimeve dhe ndërtimin e kujtesës në Ukrainë.

Ky takim është dëshmi e radhës, se IKKL i kushton rëndësi bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe përforcon rolin e Kosovës, si burim përvoje në përpjekjet për të dokumentuar të vërtetën dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors