Në kuadër të procesit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe Komunave të Kosovës, sot edhe Kamenica i ka dorëzuar dosjet e tyre të materiali arkivor.
Dorëzim-pranimi i këtij dokumentacioni u bë në një takim ndërmjet z. Hetemit dhe Kryetarit të Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj.
Këto dosje përmbajnë informata dhe dëshmi lidhur me humbjet njerëzore dhe dëmet ekononike të shkaktuara nga lufta në rajonin e Kamenicës.