Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, zhvilloi takime të rëndësishme me z. Erden Atiq, Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut, dhe z. Izmir Zeqiri, Kryetar i Komunës së Zubin Potokut.
Në këto takime u nënshkruan protokollet e bashkëpunimit mes IKKL-së dhe komunave përkatëse, duke shënuar fillimin e një procesi të rëndësishëm për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në këto rajone. Ky hap jo vetëm që ndihmon në ndriçimin e të vërtetës historike, por kontribuon edhe në përpjekjet tona për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe për të siguruar që drejtësia të jetë themeli i shoqërisë sonë.