Sot, drejtori ekzekutiv i IKKL-së shoqëroi kryeministrin Kurti, në tri tubime përkujtimore.
Në fshatrat Fortesë dhe Celinë, ai iu bashkua familjarëve dhe banorëve në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, duke përkujtuar me respekt dhe dinjitet ata që u flijuan për lirinë. Më pas, në Goden të Gjakovës, mori pjesë në homazhe për të shënuar 26-vjetorin e masakrës.
Këto vizita ishin një moment reflektimi dhe solidariteti me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. IKKL-ja mbetet e përkushtuar në dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës historike, duke siguruar që e vërteta për këto krime të mos harrohet kurrë.