Sot, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Dr. Atdhe Hetemi, zhvilloi një takim pune me Rektorin e Kolegjit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në procesin e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës, me fokus të veçantë në përdorimin e teknologjive bashkëkohore të informacionit dhe proceset e digjitalizimit.
Po ashtu, u shkëmbyen mendime rreth ndarjes së ekspertizës në fushën e hulumtimeve dhe arkivistikës, si dhe mundësive konkrete për bashkëpunim profesional ndërmjet dy institucioneve. Palët shprehën gatishmërinë për të avancuar këtë bashkëpunim në të ardhmen.
IKKL është e përkushtuar për të nxitur bashkërendim institucional dhe shoqëror në funksion të dokumentimit të së vërtetës dhe ruajtjes së kujtesës historike.