Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Shtëpia botuese prestigjioze Routledge së shpejti do të botojë vëllimin shkencor “The Scale, Adjudication, and Documentation of Crimes Committed During the War in Kosovo

Shtëpia botuese prestigjioze Routledge së shpejti do të botojë vëllimin shkencor “The Scale, Adjudication, and Documentation of Crimes Committed During the War in Kosovo”, i cili sjell kontribut të rëndësishëm akademik në studimin, analizimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ky libër buron nga konferenca e parë shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, e cila iu kushtua trajtimit shkencor dhe juridik të krimeve të luftës dhe pasojave të tyre. Në këtë kuadër, materialet arkivore të mbledhura nga IKKL janë përdorur si burime dhe referenca shkencore për një pjesë të punimeve të përfshira në vëllim, duke reflektuar rolin e punës institucionale në mbështetje të kërkimit akademik.

Vëllimi përmbledh punime shkencore të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, nga universitete dhe institucione kredibile, përfshirë Ankara University, Bournemouth University, Charles University, New York University, Oslo Peace Research Institute (PRIO), University of Amsterdam, University of Graz, University of Westminster, si dhe Universitetin e Prishtinës. Punimet e tyre trajtojnë krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë përmes qasjeve ndërdisiplinore dhe në përputhje me standarde të konsoliduara akademike.

Libri është redaktuar nga Dr. Aidan Hehir (University of Westminster) dhe Dr. Furtuna Sheremeti (Universiteti i Prishtinës). Publikimi i këtij vëllimi është rezultat i punës institucionale që nisi me organizimin e konferencës shkencore ndërkombëtare dhe po kurorëzohet tani me këtë botim, duke kontribuar drejtpërdrejt në dokumentimin, analizimin dhe ruajtjen e së vërtetës historike për Kosovën.

IKKL shpreh mirënjohje për redaktorët dhe autorët për bashkëpunimin profesional dhe kontributin e dhënë në këtë proces me rëndësi shkencore dhe shoqërore.

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.routledge.com%2FThe-Scale-Adjudication-and-Documentation-of-Crimes-Committed-During-the-War-in-Kosovo%2FSheremeti-Hehir%2Fp%2Fbook%2F9781041214144%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAYnJpZBExZ0h1VGNRN3pHUmdyZ0NmQ3NydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR658-uh69gAkCi6RE6gllGHIanF5RSswLwYvLWfyD8lyR3i3QqjMz_fEXxAYw_aem_jyyF_Y4WTSPwGeMe0HNidA%26brid%3DBgry-_nZLElTU9bNCBM4rg&h=AT0xkBbbQVG6jr6cl-ojUqbkQEFZY0HwNxiSY-taUVVmpBo0anN9qAdj-_6Bj-f2D_UmCsxlWsBL9YMnHhkIF_ycGUVZk6px5ZJh2yZuZE6er86VEldwpCwHLYj8S32IFSTgGCdBYr3NbuA&__tn__=-UK-R&c[0]=AT2zwqyzbt3rhLnpSZjHXAQQ-Jo04mp6wXyGhqzbW1ACe8NoyieiOj6GHxF7CL2B9XCI-JoU414l2erzolwsmndBq4WBGsRm22p2P_mRw5pVrvqCiy3kmP3II46SA0wENWpl2oIk-5jeWXi6Y-vrAB2uj3WHP0M3EV2OfpA17R9FCfdPK5uLUan0tPGvHnvebewmnQ5BsPt6wdKzrpVyrJEXs6TUQDL2pAjLJ4XbFA

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors