Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfaqësuesit e IKKL-së takuan dy gazetarë: z. Mero Baze nga Radio Evropa e Lirë dhe z. Rexhep Shahu nga Radio Kukësi

Gazetarët, me raportimet e tyre profesionale e të guximshme, u bënë dëshmitarë të zëshëm të vuajtjeve të popullit shqiptar gjatë luftës së viteve 1998-1999. Mediat sollën në dritë realitetin e hidhur të spastrimit etnik dhe masakrave të kryera nga regjimi serb, duke shërbyer si ura ndërgjegjësimi për botën.

Sot, në Tiranë, përfaqësuesit e IKKL-së takuan dy gazetarë: z. Mero Baze nga Radio Evropa e Lirë dhe z. Rexhep Shahu nga Radio Kukësi. Në këtë takim u nënshkrua protokolli i dorëzim-pranimit të materialeve arkivore të vlefshme për punën e Institutit.

Ky bashkëpunim nënvizon rëndësinë e angazhimit të përbashkët për zbardhjen e informacioneve lidhur me krimet e luftës në Kosovë, duke ruajtur kështu kujtesën historike për brezat e ardhshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors