Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Paralajmërim nga Historia

Në dhjetor të vitit 1998, masakra në kafenenë “Panda” në Pejë, ku gjashtë të rinj serbë humbën jetën, mbetet një nga aktet më të errëta të manipulimit shtetëror nga regjimi serb. Fillimisht e paraqitur si një sulm i kryer nga shqiptarët, kjo ngjarje u përdor për të justifikuar dhunën dhe represionin brutal ndaj popullit shqiptar. Më vonë, e vërteta doli në dritë: masakra ishte një skenar i orkestruar nga vetë regjimi serb.

Edhe sot, aktet terroriste dhe shpërthimet e qëllimshme në veriun e Kosovës, vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe sigurinë e qytetarëve të pafajshëm, duke na rikujtuar taktikat e paturpshme që kërcënojnë të ardhmen tonë. Këto provokime, nënvizojnë rëndësinë jetike të dokumentimit dhe adresimit të të gjitha krimeve, për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon.

Bashkë për sigurinë, drejtësinë dhe të vërtetën!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors