Paneli do të trajtojë përvojat dhe pasojat afatgjata të luftës tek ata që e përjetuan atë gjatë fëmijërisë, duke sjellë rrëfime personale dhe reflektime mbi procesin e përballjes me traumën dhe rikuperimin ndër vite.
Në këtë panel do të flasin znj.Blerta Nalli, z.Besnik Deliu dhe znj.Kimete Haxholli, të cilët përmes dëshmive dhe perspektivave të tyre do të kontribuojnë në hapjen e diskutimit mbi kujtesën kolektive dhe rëndësinë e mbështetjes shoqërore për brezat e prekur nga lufta.

