Diskutimi u zhvillua nën moderimin e Valentina Shahini-Grajçevci, e cila udhëhoqi rrjedhën e bisedës dhe siguroi reflektim akademik mbi mënyrat se si përvojat e hershme të traumës ndikojnë në zhvillimin e individëve.
Panelistja Blerta Nalli ndau përjetimet e saj gjatë luftës në Kosovë, të cilën e përjetoi në moshën e adoleshencës. Ajo rrëfeu ekspozimin ndaj masakrave dhe torturave, ndarjen e grave dhe fëmijëve nga burrat, si dhe përballjen me traumat psikologjike dhe sociale pas përfundimit të luftës.
Panelisti Besnik Deliu, i mbijetuar i luftës në Kosovë, ndau përjetimet e tij gjatë kohës kur ishte pesëvjecar. Ai rrëfeu traumat e përjetuara gjatë dhe pas luftës, duke theksuar ndikimin e tyre në zhvillimin psiko-fizik në procesin e adaptimit emocional dhe social.
Kimete Haxholli, e mbijetuar e luftës dhe dëshmitare e masakrës, rrëfeu për vrasjen e babait të saj, zhdukjen e kufomës dhe gjetjen e tij në varrezat massive. Ndau rrëfimin dhe përspektivën mbi përjetimet e hershme, proceset e rimëkëmbjes dhe ndërtimin e jetës në rrethana të reja shoqërore. Përmes këtyre përvojave u shpalosën aspekte të ndryshme të ndikimit të luftës në formimin individual dhe kolektiv.
Diskutimi u zhvillua mbi një qasje reflektuese dhe analitike, duke e vënë theksin mbi rëndësinë e integrimit të perspektivës së fëmijëve në dokumentimin e kujtesës kolektive dhe vlerësimin e pasojave psikologjike, sociale dhe zhvillimore afatgjata të luftës.








