Ky panel do të trajtojë angazhimin e vazhdueshëm të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë në dokumentimin, analizimin dhe adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit profesional për drejtësi, ruajtjen e kujtesës institucionale dhe mbështetjen për viktimat.
Në panel do të marrin pjesë:
– Sedat Sahitaj – Udhëheqës i Divizionit për Analizë të Specializuar, IKKL
– Bleona Maxharraj – Zyrtare e Lartë për Matjen e Dëmit të Luftës, IKKL
– Arjeta Gashi Gara – Zyrtare e Lartë për Analizën e Viktimave, IKKL
Një diskutim që synon të sjellë në fokus përkushtimin institucional në dokumentimin e krimeve të luftës dhe rolin e tij në ndërtimin e drejtësisë dhe të vërtetës historike.

