Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Numri i saktë i ushtarëve shqiptarë që humbën jetën gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në armatën jugosllave mbetet i panjohur

💡 Edhe sot, numri i saktë i ushtarëve shqiptarë që humbën jetën gjatë shërbimit të detyrueshëm ushtarak në armatën jugosllave mbetet i panjohur.

Ajo që dihet është se shumë familje morën vetëm arkivole të mbyllura dhe shpjegime zyrtare si “vetëvrasje” apo “aksident”, edhe kur kishte shenja të qarta dhune apo rrethana të dyshimta.

Disa burime, si Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë regjistruar të paktën 66 raste mes viteve 1988 dhe 1993, ndërsa hulumtimi i profesorit Qazim Berisha, përmend 135 raste nga viti 1951 deri në 1993.

Por numri real mund të jetë edhe më i lartë, sidomos duke marrë parasysh ata që janë zhdukur dhe për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.

📣 Pikërisht për shkak të kësaj pasigurie të vazhdueshme, ju ftojmë të merrni pjesë në forumin e diskutimit “Ushtarët shqiptarë të vrarë në armatën e ish-Jugosllavisë (RSFJ)” më 12 maj, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku do të nderojmë këto histori, do të dëgjojmë familjarë e studiues, dhe do të hapim një ekspozitë dokumentare.

Pjesëmarrja juaj ka rëndësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors