Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nga sot, IKKL ka shtrirë zyrtarisht aktivitetin në të gjitha rajonet e vendit

Nga sot, IKKL ka shtrirë zyrtarisht aktivitetin në të gjitha rajonet e vendit. Zyrtarët Rajonal të Institutit, janë të vendosur në zyret e Arkivave Ndër-Komunale të ASHAK-ut, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë dhe forcimit të kapaciteteve tona për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës. Përveç qendrës kryesore në Prishtinë, qytetarët, organizatat dhe institucionet tani mund të kontaktojnë zyrtarët tanë edhe në rajonet: e Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

IKKL, mbetet e përkushtuar në përmbushjen e misionit dhe ruajtjes së kujtesës historike, që ndriçon të vërtetën për viktimat dhe të mbijetuarit. Kontributi dhe bashkëpunimi juaj është thelbësor për suksesin e këtij misioni.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors