Kujtesa e masakrave në Kosovë
Në vazhdën e takimeve me autoritetet e komunave të Kosovës, në territorin e të cilave do të bëhet dokumentimi i kujtesës së 10 masakrave, sot, datë 31 tetor 2025, u takuam me zyrtarë të Komunës së Lipjanit.
Në vazhdën e takimeve me autoritetet e komunave të Kosovës, në territorin e të cilave do të bëhet dokumentimi i kujtesës së 10 masakrave, sot, datë 31 tetor 2025, ekipi menaxhues i projektit takoi zyrtarët e Komunës së Lipjanit. Ekipi u prit nga shefi i kabinetit të kryetarit të Lipjanit, z. Avni Jashari, z. Lorik Bërbatovci dhe z. Mërgim Oruçi – nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe z. Sefer Tasholli, autor i disa monografive, përfshirë edhe ato të dëshmive të luftës dhe masakrave në Komunën e Lipjanit. Në takim morën pjesë Tahir Latifi nga Instituti i Antropologjisë (IAUP) – Universiteti i Prishtinës, Greta Avdyli dhe Drilon Selmani nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).
Ky takim kishte për qëllim njoftimin e autoriteteve të Komunës së Lipjanit për projektin për dokumentimin e kujtesës së masakrave. Në Komunën e Lipjanit, do të bëhet dokumentimi i Masakrës së Sllovisë
Ekipi menaxhues dhe hulumtues i projektit falënderon autoritetet e Komunës së Lipjanit për gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin sa më të mirë të projektit dokumentues.