Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në vazhdën e konferencës, u zhvillua sesioni i katërt i prezantimeve të hulumtimeve Trashëgimia e luftës: Shtigjet drejt shërimit dhe drejtësisë”.

Sesioni u moderua nga Etnike Dibrani, e cila udhëhoqi diskutimin duke siguruar një dialog të qartë dhe të argumentuar mbi dhunën gjatë luftës dhe përgjegjësitë institucionale pas saj.

Në kuadër të sesionit të katërt u prezantuan hulumtime që trajtuan dhunën seksuale, dhunën gjinore dhe çështjen e personave të zhdukur nga lufta:

Greta Avdyli (Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë) dhe Gerda van Dijk (Universiteti i Pretoria-s) prezantuan hulumtimin: “Dhuna seksuale si armë lufte në Kosovë: Kujdesi dhe shërimi për të mbijetuarit pas konfliktit”.

Në kuadër të këtij hulumtimi, Gerda van Dijk trajtoi dhunën seksuale si një mjet lufte të përdorur nga forcat serbe me synim stigmatizimin dhe dëmtimin afatgjatë të popullësisë. U paraqiten analiza e përvojave e të mbijetuarve, duke ndricuar përmasën e traumës, kohën dhe mënyrat e ushtrimit të dhunës, si dhe strukturën e moshës së viktimave.

Në vazhdim, Greta Avdyli paraqiti analizën e thellë të të dhënave për 22 raste të viktimave të dhunës seksuale. U evidentuan të dhëna për armët dhe forcën e përdorur gjatë aktit të dhunës seksuale, si dhe u pasqyrua natyra dhe konteksti i krimit, si dhe shpeshtësia e përsëritjes së formës së këtij krimi. Kësisoj, punimi paraqiti në thelb format e organizuara të dhunës gjatë luftës si armë lufte.

Hina Malik (Universiteti i Birmingham-it) prezantoi të gjeturat e hulumtimit “Dhuna seksuale ndaj burrave dhe djemve e lidhur me konfliktin gjatë luftës së vitit 1998 në Kosovë: Plotësimi i zbrazëtisë së dëshmive dhe kuptimi i heshtjeve rreth viktimave meshkuj”. Ajo theksoi heshtjen e burrave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, të ndikuar nga frika e stigmatizimit dhe përjashtimit social. Gjithashtu, edhe mungesën strukturore të dëshmive dhe dokumentimit për këtë kategori viktimash.

________________

Following the conference proceedings, the fourth session of research presentations entitled “The Legacy of War: Pathways to Healing and Justice” was held.

The session was moderated by Etnike Dibrani, who guided the discussion by ensuring a clear and well-argued dialogue on wartime violence and post-conflict institutional responsibilities.

As part of the fourth session, research was presented addressing sexual violence, gender-based violence, and the issue of persons missing as a result of the war:

Greta Avdyli (Institute for Crimes Committed during the War in Kosovo) and Gerda van Dijk (University of Pretoria) presented their research entitled: “Sexual Violence as a Weapon of War in Kosovo: Care and Healing for Survivors after the Conflict.”

Within the framework of this study, Gerda van Dijk examined sexual violence as a tool of war used by Serbian forces with the aim of stigmatizing and inflicting long-term harm on the population. An analysis of survivors’ experiences was presented, shedding light on the extent of the trauma, the timing and methods of perpetration, as well as the age structure of the victims.

Subsequently, Greta Avdyli presented an in-depth analysis of data from 22 cases of victims of sexual violence. The findings identified information regarding the weapons and force used during the acts of sexual violence, and reflected the nature and context of the crimes, as well as the frequency of repetition of this form of crime. The paper thus fundamentally demonstrated the organized forms of violence during the war as a weapon of war.

Hina Malik (University of Birmingham) presented the findings of the research entitled “Conflict-Related Sexual Violence against Men and Boys during the Kosovo War: Filling the Evidence Gap and Understanding the Silences around Male Victims CRSV.” She emphasized the silence of male survivors of wartime sexual violence, influenced by fear of stigmatization and social exclusion, as well as the structural lack of testimony and documentation concerning this category of victims.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors