Në vazhdën e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përkujtim të së kaluarës, z. Hetemi, priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM).
Gjatë këtij takimi të frytshëm ndërmjet IKKL-së dhe AMMKM-së, u theksua rëndësia e koordinimit dhe veprimit të përbashkët institucional në funksion të përkujtimit dinjitoz dhe ruajtjes së kujtesës.
Përfaqësuesit e të dy institucioneve riafirmuan gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin, duke identifikuar fusha konkrete veprimi dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen e afërt. Në këtë kuadër, u dakordua që të vazhdohet me bashkëpunim në rastet e ‘Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale’ shkëmbime të të dhënave, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit.
IKKL falënderon AMMKM-në për gatishmërinë e treguar, duke e konsideruar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të përkushtimit të përbashkët për të vërtetën historike.