Në takimin e kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së prezantoi raportin njëvjeçar të punës në prani të përfaqësuesve të institucioneve, organizatave dhe mediave.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkërendimit të aktiviteteve për të siguruar dokumentimin dhe hulumtimin sa më profesional të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Sugjerimet e dala nga bashkëpunëtorët janë jetike për punën e Institutit, dhe do të ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e angazhimeve tona.