Sot, në prani te Kryeministrit Kurti, u mbajt takim konsultativ për draft-metodologjinë e IKKL-së për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë takim kontribuan ekspertë lokalë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Akademisë së Shkencave, Universitetit të Prishtinës dhe organizatave joqeveritare. Drejtori Hetemi, prezantoi draftin dhe pranoi sugjerimet e dala nga të pranishmit.
IKKL mbetet e përkushtuar për bashkëpunim ndër-institucional dhe zbardhjen në plotni të të gjitha krimeve të luftës në Kosovë.