Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në përputhje me obligimin ligjor, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së dorëzoi raportin vjetor të punës Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, si dhe Nënkryetares së Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit u prezantuan rezultatet kryesore të periudhës raportuese, si dhe sfidat me të cilat përballet Instituti në procesin e dokumentimit të krimeve të luftës.

Përfaqësuesit e Kuvendit u informuan nga afër për hapat e ndërmarrë në konsolidimin institucional, zgjerimin e fondit arkivor fizik dhe digjital, si dhe avancimin e projekteve që synojnë ndërtimin e një baze sa më të plotë të fakteve historike.

IKKL falënderon Kryetarin Basha dhe Nënkryetaren Haxhiu për pritjen, vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për punën e Institutit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors