Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

“Ne nuk mund të mësojmë çfarë ka ndodhur në Kosovë pa mësuar çfarë ka ndodhur në Shqipëri, dhe nuk mund të mësojmë çfarë ka ndodhur në Shqipëri pa mësuar çfarë ka ndodhur në Kosovë.”

“Ne nuk mund të mësojmë çfarë ka ndodhur në Kosovë pa mësuar çfarë ka ndodhur në Shqipëri, dhe nuk mund të mësojmë çfarë ka ndodhur në Shqipëri pa mësuar çfarë ka ndodhur në Kosovë.” Këto fjalë u shprehën nga z. Ardit Bido, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, gjatë nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet IKKL-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Në kuadër të këtij memorandumi, dy institucionet tona do të punojnë së bashku për shkëmbimin e dokumenteve arkivore, ndërveprimin e ekspertëve dhe përvojave profesionale, si dhe thellimin e studimeve historike që ndihmojnë në kuptimin më të plotë të ngjarjeve që luftës për dy vendet tona. Gjatë vizitës së tij, z. Bido pati mundësinë të shohë nga afër punën tonë dhe të vlerësojë përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike. Ky bashkëpunim do të forcojë lidhjet tona kulturore dhe historike, duke sjellë një dritë të re mbi të kaluarën tonë të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors