Diskutimi trajtoi mënyrat se si rrëfimet personale ndërthuren me proceset e drejtësisë dhe ballafaqimit shoqëror me të kaluarën.
Panelin e diskutimit e moderoi Greta Avdyli, duke udhëhequr rrjedhën e bisedës dhe duke mundësuar reflektime të strukturuara mbi përvojat e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të masakrave. Panelistët ndanë përvoja dhe kujtime nga periudha e luftës në Kosovë.
Bislim Zogaj prezantoi rrëfimin e tij mbi përjetimet në Burgun e Dubravës, duke vënë në pah ballafaqimin me ngjarjet më të rënda, përfshirë vrasjet dhe plagosjet gjatë masakrës, përpjekjet për të ndihmuar të plagosurit, luftën për mbijetesë, si dhe përkrahjen morale dhe njerëzore që u ofrua. Ku rrëfim ilustron ndikimin psikologjik dhe social të traumës së luftës dhe nënvizon rëndësinë e dëshmisë personale si burim për dokumentimin historic dhe hulumtime multidisiplinare.
Jusuf Buzhala solli në këtë sesion të diskutimit përvojat e tij gjatë luftës në Kosovë. Rrëfimi i tij nxjerr në pah dhunën ekstreme: ndarjen e burrave nga gratë dhe fëmijët, djegien e civilëve për së gjalli, vrasjen e civilëve dhe djegien kufomave. U theksuan traumat e të mbijetuarve dhe rëndësia e dokumentimit të këtyre përvojave si burim historik dhe për proceset e drejtësisë kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive,
Bekim Gashi, i mbijetuar i masakrës së Ternës, dokumentoi përvojat e tij si dëshmitar i vrasjes dhe zhdukjes me forcë të familjarëve dhe bashkëfshatarëve, krimeve sistematike, mbijetesa, traumat dhe identifikimi i ushtarëve serbë që morën pjesë në ngjarje. Pas përfundimit të luftës, sfida kryesore ishte kërkimi dhe dokumentimi i personave të vrarë e zhdukur, një proces thelbësor për ruajtjen e kujtesës historike dhe për drejtësinë tranzicionale.








