Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në IKKL pritëm z. Faton Zogiani nga Shoqata “Skënderbeu” me seli në New York, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, z. Rrustem Berisha nga Klina.

Gjatë takimit ata u informuan për misionin, proceset dokumentuese dhe punën e Institutit në ruajtjen dhe sistemimin e dëshmive lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fakteve historike dhe rolin e Institutit në mbështetjen e drejtësisë dhe kujtesës kolektive.

Përmes një intervistë të dhënë për IKKL-në, z. Zogiani ndau dëshmi të rëndësishme rreth gjendjes në spitalin e Prishtinës gjatë luftës, trajtimit të pacientëve të dhunuar e të përndjekur, si dhe situatës së trupave të pajetë të të vrarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors