Ekspozita rikthen në kujtesë ngjarjet më përcaktuese të historisë sonë moderne, të cilat mobilizuan shoqërinë shqiptare në vend, rajon dhe në diasporë në mbështetje të rezistencës për lirinë e Kosovës.
Materialet e prezantuara, përfshirë fotografitë e realizuara nga Ridvan Slivova dhe Bekim Shyti, janë dëshmi vizuale të asaj kohe që kontribuojnë në dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës historike.
Instituti mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që synojnë ruajtjen dhe transmetimin e së vërtetës historike për brezat që vijnë.






