Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në ambientet e Institutit, patëm kënaqësinë të presim në vizitë z. Zef Shala, themelues i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereza”

Në ambientet e Institutit, patëm kënaqësinë të presim në vizitë z. Zef Shala, themelues i Shoqatës Humanitare “Nëna Tereza”. Gjatë takimit, z. Shala shprehu gatishmërinë për t’i dhuruar Institutit materialin e tij arkivor, i cili dokumenton në mënyrë të detajuar dhunën sistematike të ushtruar nga regjimi serb në të gjitha sferat e jetës shoqërore në Kosovë, që nga viti 1990.

Ky material, me rëndësi të jashtëzakonshme historike, dëshmon gjithashtu rolin jetik që pati Shoqata Humanitare “Nëna Tereza” në atë periudhë të vështirë, e cila i kishte hapur dyert për të ndihmuar popullatën civile që jetonte me kushte të pasigurta dhe represive.

Z. Shala shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për punën e Institutit dhe propozoi iniciativa konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet IKKL-së dhe aktorëve të ndryshëm, të cilët ishin mobilizuar për përballimin e sfidave të shoqërisë kosovare gjatë kohës së aparteidit.

Këto dëshmi janë burim themelor për dokumentimin e krimeve të luftës dhe për ruajtjen e kujtesës historike të vendit. Ato ndihmojnë në ndërtimin e një narrative të bazuar në fakte, duke kontribuar drejtpërdrejt në edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të ardhshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors