Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, më 18 qershor, në Royal Canadian Military Institute, do të mbahet diskutimi “A NATO Success Story: Kosovo’s Liberation and Post-Conflict Statebuilding”, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto.
Dr. Hetemi do të jetë pjesë e kësaj ngjarje reflektuese, dhe do të mbajë një ligjeratë mbi rëndësinë e drejtësisë tranzicionale dhe dokumentimit të së vërtetës si themel për paqe të qëndrueshme.
E mërkurë, 18 qershor 19:00–21:00
Royal Canadian Military Institute, Toronto
Pjesëmarrja është pa pagesë – regjistrohuni këtu: https://lnkd.in/g7GUH69J
