Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, IKKL mori pjesë në Marshin për Drejtësi në Gjenevë

Me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, IKKL mori pjesë në Marshin për Drejtësi në Gjenevë, së bashku me delegacionin e Kosovës, të përbërë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, ekspozitën kushtuar të zhdukurve dhe diskutimet publike me institucione, akademikë dhe aktivistë nga vende të ndryshme, z. Hetemi theksoi se dokumentimi i krimeve të luftës është obligim moral dhe institucional. Nga Gjeneva, selia botërore e të drejtave të njeriut, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shtojë angazhimin për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur dhe të mbështesë pa rezervë të drejtën e familjeve për të ditur.

Përderisa i kujtojmë – ata jetojnë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors