Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Me ftesë të Prof. Furtuna Sheremeti, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së mbajti një ligjëratë me studentët absolventë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Gjatë ligjëratës, ai prezantoi punën e Institutit në dokumentimin e krimeve të luftës, mbledhjen e dëshmive dhe ruajtjen e materialeve arkivore që ndihmojnë në ndriçimin e së vërtetës dhe në vendosjen e drejtësisë për viktimat.

U theksua rëndësia që drejtësia dhe kujtesa historike kanë në proceset e shtetndërtimit dhe në ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Përmes aktiviteteve të tilla, synohet që brezi i ri i juristëve të njihet nga afër me punën e IKKL-së dhe me rolin e tyre thelbësor në mbrojtjen e së vërtetës dhe në arritjen e drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors