Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Masakra e Poklekut

Më 17 prill 1999, në fshatin Poklek i Vjetër, komuna e Drenasit, ka ndodhur Masakra e Poklekut, ku janë vrarë e djegur 53 civilë shqiptarë, prej të cilëve 19 meshkuj dhe 34 femra. Prej viktimave, 24 kanë qenë nën moshën 18-vjeçare.1 (Shih tabelën më poshtë).

Tabela 1: Numri, gjinia dhe mosha e viktimave të Masakrës së Poklekut

Masakra e Poklekut njihet si një ndër masakrat më makabre që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Kjo dëshmohet nga të dhënat e lartcekura ku shihet qartazi se shënjestër e kësaj masakre kanë qenë civilët e pambrojtur: kryesisht gratë dhe fëmijët, gjë që pasqyron qartë përmasat tragjike dhe pasojat shkatërruese që kjo luftë ka lënë mbi popullin tonë.

Sipas të dhënave të arkivit të IKKL-së dhe dëshmitarëve, Masakra e Poklekut ka ndodhur sipas kësaj rrjedhe: “më 17 prill 1999, në orën 16:00, serbët hynë në oborrin e shtëpisë së Sinan Muqollit, ku kishin qenë të strehuar shumica e grave dhe fëmijëve. Në dhomën ku ishin strehuar 57 civilë, njëri nga dy policët serbë hodhi një bombë tymi, dhe më pas, tjetri hodhi një bombë dore. Pasi kaluan disa minuta, i njëjti polic hyri në dhomë dhe filloi të qëllonte me armë automatike pa dallim moshe e gjinie, duke shkaktuar viktima të shumta. Më pas, ai filloi të kontrollonte trupat e të vrarëve”.

Pasi u larguan dy policët serbë, gjashtë persona që mbijetuan arritën të largoheshin nga vendi i krimit. Më vonë, dy policët u kthyen, këtë herë me dy kanata plot me benzinë, dhe i dogjën trupat e të vrarëve.2

Tavani i bodrumit nën dhomën ku ishin ekzekutuar viktimat, ishte mbuluar me gjak që kishte depërtuar nëpër dysheme.

Foto 1: Shtëpia Muze-Masakra e Poklekut

Masakra e Poklekut duhet të shënohet dhe kujtohet si një ngjarje që shpërfaq barbarinë dhe terronin serb ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Foto 2: Shtëpia Muze-Masakra e Poklekut


1Arkivi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).
2Shkëlzen Gashi, Masakrat në Kosovë, Admovera Integra,2024, fq.566-567.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors