Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL dhe Universiteti i Prishtinës (UP), përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, bënë një hap përpara drejt fuqizimit të hulumtimeve akademike

Sot, IKKL dhe Universiteti i Prishtinës (UP), përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, bënë një hap përpara drejt fuqizimit të hulumtimeve akademike mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Dr. Hetemi, dhe Rektori i UP-së, Prof. Dr. Arben Hajrullahu.

Kjo nismë synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese që do të thellojnë studimet mbi krimet e luftës, organizimin e konferencave dhe seminareve që do të shërbejnë si platforma për debat dhe ndarje të ekspertizës, deri te edukimi dhe përfshirja e të rinjve në procesin e ndërgjegjësimit për këto krime.

Ky partneritet i rëndësishëm do të kontribuojë edhe në angazhimin shoqëror, duke ndihmuar qytetarët e Republikës së Kosovës që të kuptojnë më mirë rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors