Sot, Kryeministri Kurti na nderoi me vizitën e tij në ambientet e IKKL-së. Në takim morën pjesë gjithashtu Ministrat Sveçla dhe Haxhiu, si dhe Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur përpjekjet tona për funksionalizimin e IKKL-së.
Gjatë vizitës u bë edhe dorëzimi i raportit vjetor për punën dhe arritjet e Institutit. Ky moment simbolik, përveç konfirmimit të rëndësisë së misionit tonë, na dha edhe një mbështetje të re për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi. Jemi të frymëzuar të ecim drejt këtij rrugëtimi të rëndësishëm, për të ruajtur kujtimin e të kaluarës dhe për të siguruar që e vërteta historike të zbardhet plotësisht.