Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konsullata e Republikës së Kosovës në Düsseldorf, nën udhëheqjen e Konsullit z. Behar Isma, organizoi ngjarje përkujtimore në nderim të Ditës së Çlirimit

Konsullata e Republikës së Kosovës në Düsseldorf, nën udhëheqjen e Konsullit z. Behar Isma, organizoi ngjarje përkujtimore në nderim të Ditës së Çlirimit, me pjesëmarrjen e konsujve të shteteve mike, përfaqësuesve të institucioneve gjermane dhe mërgatës sonë.

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, para publikut ndërkombëtar dhe mërgatës kosovare, theksoi rolin jetik të dokumentimit. “E vërteta e luftës në Kosovë nuk është vetëm rrëfim për të kaluarën, por themel i drejtësisë dhe i paqes që duam të ndërtojmë. Pa përballje me të vërtetën nuk ka drejtësi, e nuk ka paqe të qëndrueshme”, deklaroi Hetemi.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të Kosovës, veçanërisht Gjermaninë, e cila i ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në ditët më të vështira, si dhe gjatë proceseve të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar.

Materiali arkivor i IKKL-së, i shfaqur gjatë ngjarjes, shërbeu si akt kujtese dhe si thirrje për drejtësi ndaj viktimave të luftës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors