Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Nga lufta drejt rimëkëmbjes: Një qasje multidisiplinare ndaj traumës së luftës në Kosovë” vijoi me sesionin e dytë, me temë “Memorializimi i kujtesës kolektive të luftës”. Në kuadër të këtij sesioni u prezantuan hulumtime që trajtuan dokumentimin, memorializimin dhe ruajtjen e kujtesës kolektive të luftës.

Sesioni u moderua nga Laura Brumleve, e cila udhëhoqi diskutimin akademik mbi proceset e memorializimit dhe ndërtimin e kujtesës kolektive.

Hulumtimi “Dokumentimi i kujtesës së mizorive: Projekti i historisë gojore të rastit të masakrës së Krushës së Madhe”, autotët e të cilit janë Arsim Canolli, Tahir Latifi dhe Shemsi Krasniti, u prezantua nga Arsim Canolli (Universiteti i Prishtinës). Prezantimi trajtoi dokumentimin e përvojave të të mbijetuarve dhe ruajtjen e kujtesës, lidhur në krimet në Krushën e Madhe.

Marigona Shabiu dhe Aidan Hehir (Universiteti i Westminster-it) prezantuan hulumtimin “Shoqëria civile dhe lufta për memoralizimin”, duke trajtuar rolin e organizatave qytetare në proceset e kujtesës kolektive dhe përpjekjet për memoralizimin e ngjarjeve të luftës.

Gjejlane Hoxha (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës) dhe Fjollë Caka (Kolegji UBT), përmbyllën sesionin me hulumtimin: “Ruajtja e kujtesës kolektive përmes dokumentimit të trashëgimisë arkitekturore në Kosovën e pasluftës”. Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore në ndërtimin e paqes ruajtjen e identitetit të një populli.

Sesioni i dytë kontribuoi në thellimin e debatit akademik mbi memorializimin, dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës kolektive të luftës, duke nënvizuar rëndësinë e qasjeve institucionale dhe multidisiplinore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors