Komuna e Suharekës i ka dorëzuar sot IKKL-së materiale arkivore që përmbajnë dëshmi të cilat dokumentojnë krimet, përkatësisht humbjet njerëzore dhe dëmet materiale të shkaktuara nga lufta në këtë komunë.
IKKL vazhdon procesin e koordinimit me Komunat e Kosovës dhe me institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare, në funksion të dokumentimit dhe hulumtimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.