Komuna e Gjilanit i dorëzoi sot IKKL-së disa materiale arkivore që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në atë rajon.
Dorëzim-pranimi u bë nga Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni dhe Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, z. Hetemi.
Palët gjithashtu u pajtuan që të vazhdojnë koordinimin për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë që i përkasin kësaj tematike.