Joseph DioGuardi, mik i madh i Kosovës dhe ish-kongresist amerikan, ka nënshkruar procesverbalin e dorëzimit të materialeve të tij arkivore dhe të Albanian American Civic League (AACL) për t’u ruajtur në arkivin e IKKL-së.
Këto dokumente pasqyrojnë veprimtarinë e tij shumëvjeçare në mbështetje të Kosovës dhe përbëjnë dëshmi historike me vlerë të jashtëzakonshme.
Ky proces u finalizua falë përkushtimit të z. Faton Bislimi, i cili shërbeu si urë lidhëse dhe kontribuoi fuqishëm në bashkëpunimin ndërmjet Albanian American Civic League (AACL) dhe IKKL-së.
IKKL shpreh falënderim dhe mirënjohje të thellë për z. Joseph DioGuardi, znj. Shirley DioGuardi dhe z. Faton Bislimi për mbështetjen dhe besimin e tyre në këtë punë kaq të rëndësishme.