Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Javën e kaluar, IKKL-ja zhvilloi takime të rëndësishme në vazhdën e përpjekjeve për të dokumentuar historinë e luftës

Javën e kaluar, IKKL-ja zhvilloi takime të rëndësishme në vazhdën e përpjekjeve për të dokumentuar historinë e luftës dhe për të mbledhur materiale që dëshmojnë të vërtetën.

Në Ferizaj, Dr. Xheladin Reçica dorëzoi materiale të rëndësishme, të cilat dokumentojnë torturat dhe vuajtjet e shqiptarëve para dhe gjatë luftës. Me përkushtimin e tij, Dr. Xhela ka trajtuar këta pacientë në momentet më të vështira, duke u bërë dëshmi e fuqishme e rezistencës së tyre.

Në Klinë, përgjegjësi i Zyrës për Familjet e Dëshmorëve, Invalideve dhe Viktimave Civile, dorëzoi listat e këtyre kategorive. Në Pejë, znj. Havë Shabanaj, dhuroi dy libra të saj për arkivin tonë, duke kontribuar në pasurimin e burimeve që dokumentojnë këtë periudhë të rëndësishme historike.

Çdo kontribut i tillë është i çmuar për punën dhe për përpjekjet tona për të ruajtur të vërtetën historike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors