Javen e kaluar, IKKL-ja vazhdoi të mbledhë dokumentacion të rëndësishëm për të kaluarën e Kosovës.
Bashkëpunim me Arkivin e Gjilanit: IKKL-ja filloi bashkëpunimin me arkivin ndërkomunal të Gjilanit, për dorëzimin-pranimin e dokumenteve arkivore të dëmeve materiale të kësaj komune. Gjatë takimit me z. Nazmi Mujën, drejtor i Arkivit Ndërkomunal të Gjilanit, dhe z. Sami Hoxhen, kryetar i Komisionit të Komunës së Gjilanit, u arrit marrëveshja për dorëzimin e materialeve të dëmeve ekonomike materiale.
Kontribut nga Vushtrria: z. Sabit Neziri nga Vushtrria, dorëzoi një kasetë formati VHS me xhirime të luftës në Kosovë. Për më tepër, na u dorëzua një libër nga bashkësia islame në Vushtrri, që trajton barbarinë serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë.
Kontribut nga Komuna e Prizrenit: na u dorëzua një monografi rreth luftës së UÇK-së.
Takim në Shtime: në Shtime zhvilluam një takim me z. Gojart Bajrami, i cili dhuroi dokumentet e babait të tij, z. Vezir Bajrami, mjek dhe kontributdhënës i madh në Zonën Operative të Nerodimës.
Dëshmi për Masakrën e Landovicës: u mblodhën tre dëshmi të rëndësishme për Masakrën e Landovices, duke ndihmuar në përmbledhjen e informacionit historik të kësaj ngjarje.
Deklarata të dëshmitarëve: z. Shkodran Imeraj, kontribuoi me deklarata të dëshmitarëve, duke ndihmuar në përmbledhjen e historive personale të luftës.
Dëshmi nga Ferizaji: Z. Ragip Kçiku dorëzoi xhirime nga fshati Sojeve, Ferizaj, ku mbetën edhe familjarë të vrarë si viktima civile nga forcat serbe. Z. Afrim Shabani nga fshati Varosh, Ferizaj, dorëzoi dëshmi si i plagosur nga forcat serbe dhe paramilitare, duke plotësuar formularin e deklarates ku rrëfen pas plagosjes dhe ikjes duke u gjuajtur nga paramilitaret dhe u ther me thikë tre herë. Z. Xhevdet Shabani, i plagosur dhe i therur më pas, u përball me të njëjtën rast si Afrimi.
IKKL-ja shpreh mirenjohje për të gjithë individët që ndanë historitë dhe dokumentet e tyre me ne. Këto kontribute ndihmojnë në ruajtjen e kujtimit të viktimave dhe në përmbledhjen e informacionit historik të rëndësishëm.