Sot, IKKL vizitoi Komunën e Kaçanikut për të intensifikuar përpjekjet në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Gjatë takimit të frytshëm me Kryetarin Besim Ilazi dhe zyrtarët lokalë, u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit, dhe u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtimeve dhe dokumenteve që lidhen me periudhën e luftës në Kaçanik.
Falenderojmë të gjithë ata/ato që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë në ruajtjen e këtyre kujtimeve të çmuara për brezat e ardhshëm.