Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, sot përfaqësuesit e IKKL-së patën kënaqësinë të takoheshin me Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.
Diskutuam për prioritetet, të arriturat dhe sfidat e Institutit, si dhe mbi mënyrat për të forcuar partneritetin në dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e materialeve arkivore. Gjithashtu u potencua interesimi ynë për bashkëpunim me institucionet akademike, arkivat dhe muzetë britanike, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar trajnime profesionale në fusha me interes të ndërsjellë.
IKKL shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderon Ambasadën Britanike në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në misionin tonë për të vërtetën dhe kujtesën kolektive.