Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL shpall thirrjen për artikuj shkencorë për edicionin e dytë të një vëllimi të redaktuar

Pas konferencës së parë të suksesshme të IKKL-së dhe pranimit për botim të vëllimit të parë në serinë Routledge Southeast European Studies, IKKL shpall thirrjen për artikuj shkencorë për edicionin e dytë të një vëllimi të redaktuar.

Raportin përmbledhës të konferencës së parë shkencore mund ta gjeni në këtë link: https://ikkl.rks-gov.net/…/09/Conference-Report_ICCW.pdf

Ky vëllim do të shqyrtojë në thellësi krimet e kryera gjatë luftës dhe do ta vendosë perspektivën e viktimave të luftës në qendër.

Vëllimi do të editohet nga Dr. Catherine Althaus (Universiteti i New South Wales, Australi) dhe Dr. Blerina Kellezi (Universiteti i Nottingham Trent, Mbretëria e Bashkuar), ndërsa IKKL do të mbikëqyrë mbledhjen e kapitujve.

Publikimi pritet të bëhet në njërën nga shtëpitë botuese prestigjioze. Ftojmë hulumtuesit, akademikët dhe ekspertët e fushës të kontribuojnë me manuskriptet e tyre shkencore.

Detajet e thirrjes, përfshirë afatet, kërkesat për dorëzimin e manuskripteve dhe udhëzimet për formatimin, janë të disponueshme në këtë link: https://ikkl.rks-gov.net/…/09/call-for-papers_ICCW.pdf

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors