Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL priti sot në takim Këshillin Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur

IKKL priti sot në takim Këshillin Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur. Në këtë takim morën pjesë kryetari i Këshillit, Ahmet Grajqevci, përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara, si dhe përfaqësues të shoqatave nga mbarë Kosova: Vildane Mulaku, Xhyla Haziri, Kumrije Karaqica, Xhemile Morina, Sali Muhaxheri, Agron Limani, Shaip Pireva dhe Lutfije Ademi Vokshi.

Qëllimi i takimit ishte informimi i drejtpërdrejtë mbi ecurinë e punës së Institutit dhe shqyrtimi i procesit të administrimit dhe ruajtjes së dokumenteve të dorëzuara nga Këshilli dhe shoqatat.

Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së shprehu falënderim të veçantë për Këshillin, i cili më 17 shkurt 2024 ishte institucioni i parë që dorëzoi materialet arkivore në Institut.

Ai theksoi se këto dokumente do të ruhen me standardet më të larta profesionale dhe se Instituti mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, bashkëpunimit dhe avancimit të procesit të dokumentimit, me synim që të kontribuojë edhe në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors