Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

IKKL priti në vizitë Prof. Isa Blumin nga Universiteti i Stokholmit, Prof. Rebecca Bryant nga Universiteti i Utrechtit, si dhe studiues të tjerë nga universitete ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Drejtori Ekzekutiv prezantoi punën dhe misionin e IKKL-së, ndërsa mysafirët patën gjithashtu mundësinë të vizitonin arkivin e Institutit dhe të njiheshin nga afër me materialet dhe proceset e punës kërkimore.

Në përmbyllje, Profesorët u ftuan që të inkurajojnë studentët e doktoratës nga universitetet e tyre të vizitojnë IKKL-në dhe të shfrytëzojnë fondin arkivor për kërkime shkencore, duke thelluar kështu bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e drejtësisë tranzicionale, krimeve të luftës dhe kujtesës historike.

Po ashtu, mysafirët u ftuan të marrin pjesë në Konferencën Shkencore të IKKL-së, e cila do të mbahet në shkurt 2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors