IKKL ka pranuar sot një pjesë të rëndësishme të dokumentacionit arkivor nga Ministria e Drejtësisë, të mbledhur gjatë viteve 2011-2018. Ky dokumentacion përmban dëshmi të detajuara mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Drejtori i IKKL-së, falënderoi përzemërsisht Ministren Haxhiu dhe tërë stafin e angazhuar në këtë proces, për përkrahjen e vazhdueshme. Ai theksoi se bashkëpunimi ndër-institucional është vendimtar për funksionalizimin e mirëfilltë dhe zhvillimin e mëtejshëm të IKKL-së.
Ky bashkëpunim përforcon përpjekjet tona për të ndriçuar të vërtetat historike dhe për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës.