IKKL përkujton me nderim dhe dhembje 59 jetët e shuara gjatë sulmeve të 5, 6 dhe 7 marsit 1998 në Prekaz. Mes tyre, fëmijë, gra dhe të moshuar, të cilët u bënë dëshmitarë dhe viktima të një prej kapitujve më të errët të historisë sonë.
Gjatë vizitës sonë në Kompleksin Memorial të Prekazit, patëm mundësinë të reflektojmë mbi sakrificën e familjes Jashari dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së të vërtetës historike.
Kujtesa kolektive është arma më e fuqishme kundër harresës, dhe ne do të vazhdojmë ta mbajmë atë të gjallë.