Sot u mblodhëm për të reflektuar dhe për të përkujtuar 26-vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez. Ne si IKKL, jemi të angazhuar për të mbledhur dhe dokumentuar çdo dëshmi që sjell para nesh tmerrin dhe dhunën e atyre ditëve tragjike. Le të përkujtojmë gjithmonë me respekt dhe nderim viktimat e kësaj periudhe, dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të ndritshme, ku paqja, drejtësia dhe respekti për të drejtat njerëzore do të jenë kornizat kryesore të shoqërisë sonë.